Skenderaj, sërish një lajm i dhembshëm vdes ish drejtori i komunës Feriz Zeqiri

0

Javën e fundit qytetarët e Skenderajt janë tronditur me lajmet të dhembshme me vdekjen e disa qytetarëve të kësaj komune.

PIKËRISHT SOT QYTETIN E SKENDERAJT E GODITI EDHE NJË LAJM I DHEMBSHËM, KU NGA NJË SULM NË ZEMËR VDIQ FERIZ ZEQIRI NGA KLINA E POSHTME, TRANSMETON DRENICA PRESS.

Feriz Zeqiri kishte punuar drejtor në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në Skenderaj, ndërsa tri vitet e fundit ishte udhëheqës për programe dhe regjime në SHKK në Ministrinë e Drejtësisë.

I ndjeri Feriz Zeqiri njihej si një person me kulturë të lartë dhe një vizionar i madh, për çka gëzonte respekt të madh nga qytetarët e Skenderajt.

Varrimi i Feriz Zeqirit do të bëhet nesër në ora 14 në varrezat e fshatit Klinë./drenicapress/

Share.

About Author