Fitore e Turqisë, por Kosova bëri një paraqitje të mirë(Video)

0
Loading...

Kosova ka pësuar humbjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për botërorin Ruisa 2018.

Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.

Kosova ka pasur një paraqitje të mirë në 45 minutshin e parë, duke u rezistuar sulmeve të kombëtares turke, shkruan Telegrafi.

Madje, përfaqësuesja jonë pati rast fantastik në kohën shtesë kur Valon Berisha goditi shtyllën vertikale pas një pasimi të saktë pas një aksion mirë të organizuar prej Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës.

Paraprakisht, kombëtarja turke goditi shtyllën përmes Mehmet Topal, i cili goditi shtyllën pas mbrojtjes fantastike të Samir Ujkanit dhe me këtë rast, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Por, vetëm pas gjashtë minutave të pjesës së dytë, Turqia kaloi në epërsi përmes Burak Yilmaz. Ky i fundit mori një pasim të saktë prej Yonus Mallit në zonën e rreptësisë dhe me goditje të fuqishme realizoi gol.

Katër minuta më vonë, pas një pakujdesie të mbrojtjes, Yilmaz goditi shtyllën ndërsa Volkan Sen shënoi gol në portën e zbrazët.

Në vazhdim të ndeshjes, megjithëse te dyja skuadra e kërkuan rrugën e golit, ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për Turqinë.

Pas kësaj fitore, Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/

Share.

About Author