Isa Xhemajlaj kandidat i NISMA-së për kryetar të Drenasit

0

NISMA për Kosovën, dega në Drenas, sot ka mbajtur tubim me strukturat dhe anëtarët e saj në Drenas, ku edhe është bërë prezantimi i kandidatit të NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, për të parin e Drenasit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 4 Dhjetor 2016.

Në mesin e shumë anëtarëve dhe simpatizantëve të NISMA-s në Drenas, të cilët e kanë mbushur Shtëpinë e Kulturës në Drenas, në prezantimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlajt, ishin edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së NISMA-s.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje anëtarësisë së NISMA-s në Drenas, të punojnë maksimalisht në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj, për të cilin tha se jam mëse i bindur se do t’i sjelli ndryshimë Drenasit.

Krasniqi tha se Isa Xhemajlaj ka pasur rast dhe mundësi të rrëmbehet nga lakmia por asnjëherë nuk e pranoi, duke vazhduar të punojë si njeri i fjalëve të pakëta dhe punës së ndershme. Ai tha se këto zgjedhje janë rrjedhojë e një politike të gabuar të Hashim Thaçit, të cilën e ka kthyer në interes të tij personal dhe për këtë arsye jemi në një gjendje jo të mirë.

“Neve na vie keq që Drenica jeton në një paradoks. Bashkëluftëtaret e Thaçit, janë prapa grilave kurse, kriminel përtej urës e këndej urës janë duke u inkuadruar në Qeveri. A ka më paradoks, ata që kanë sjell lirinë burgosen e ata që kanë qenë kundër lirisë janë të lirë. Rasti më i dhimbshme është rasti i Drenicës 2”, tha Krasniqi.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalën e tij para shumë anëtarëve të NISMA-s në Drenas, tha se këto zgjedhje po vin pa dëshirën dhe fajin tonë. Tutje Limaj ka deklaruar se qytetarët e Drenasit kanë nevojë për atë që përfaqëson kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e NISMA-s, Isa Xhemajlaj.

Ne do dëshironim që në kushte normale të kemi zgjedhje, por fatkeqësisht politika e keqe na ka sjell këtu, ata duhet ta kenë kokën ulur për të bëmat e tyre, ka thënë gjatë fjalimit të tij, kryetari i NISMA-s, Fatmir  Limaj.

Kryetari Limaj tha se Drenasit po ia ofrojmë një njeri të drejtë dhe punëtor. Duhet të bashkohemi rreth energjisë pozitive, mendimeve e bindjeve politike, duke u bashkuar me kandidatin e NISMA-s për kryetar të Drenast, Isa Xhemajlaj.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka falënderuar drejtuesit e NISMA për Kosovën, për mbështetjen që janë duke i dhënë çdo moment. Xhemajlaj po ashtu ka është shprehur tejet mirënjohës edhe ndaj gjithë anëtarëve të Nisma’s në Drenas, për të cilët tha se puna a tyre e palodhur po më jep edhe më shumë vullnet për punë për t’i fituar zgjedhjet në Drenas, dhe për t’i sjellur Drenasit, atë që e meriton. Së bashku do të punojmë për një Drenas më ndryshe, për një Drenas, për të cilin është sakrifikuar me gjenerata të tëra.

Isa Xhemajlaj, po ashtu tha se angazhimi ynë nuk do të jetë për tu shërbyer vetëm interesave të partive në Drenas, por angazhimi ynë do të jetë për tu shërbyer të gjithë qytetarëve të Drenasit, pa dallime.

“Unë do të jem në mesin tuaj bashkë me ju, familja ime, fëmijët e mi do të jenë në ato shkolla, në ato banka bashkë me fëmijët tuaj, do jem me ju edhe kur kemi drita e kur s’kemi drita, edhe në borë e vërshime, edhe kur kemi gëzime e hidhërime” ka thënë në fund të fjalimit të tij, kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA-s, Isa Xhemajlaj, niformon Zyra për Informim e NISMA-s.

Share.

About Author