Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit, Xhavit Drenori takoi eurodeputeten Ulrike Lunacek.

0
Loading...
Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit, Xhavit Drenori ka takuar eurodeputeten Ulrike Lunacek.

“I kam hy garës për pozitën e Kryetarit të Komunës së Drenasit sepse dëshiroj ta shpejtoj procesin e liberalizimit të vizave duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Drenas” Kjo ishte përgjigjja që Drenori i dha diplomatës evropiane në takimin e mbrëmjës së kaluar në Prishtinë, në pyetjen e ngritur rreth zgjedhjeve lokale në Drenas.

Takimi mes Drenorit dhe Lunacek u bë në një forum të ngushtë të organizuar nga Shoqëria Austriako-Kosovare i cili u mbajt pas orës 22:00, pasi që deri në atë kohë Lunaçek ishte në takim me krerët e partive politike të Kosovës.

Lunaçek, i njoftoi nga pikëpamja e saj rreth stadit të proceseve euro integruese me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave. Ajo vazhdoi të këmbëngul se përveç demarkacionit, kusht tepër i rëndësishëm për liberalizimin e vizave mbetet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (në nivele të larta politike). Drenori i premtoj se në orët e vona të së dielës së 04 Dhjetorit me një mesazh do të njoftoj për rezultatin e zgjedhjeve në Drenas, pasi që edhe me ekipin e saj u dakordua, që sikurse në Austri që do ketë zgjedhje (presidenciale) me 04 dhjetor, edhe qytetarët atje zgjedhin ndërmjet të kaluarës (të një kandidati djathtist) dhe të ardhmes së përbashkët evropiane (të kandidatit të partisë së gjelbër). Po ashtu edhe në Drenas qytetarët do jenë para sfidës së përzgjedhjes ndërmjet të dhe një Drenasi të qeverisur krejt ndryshe, sipas Drenorit ku do çrrënjoste familjarizimin dhe nepotizmi në arsim, do të lirohen pronat komunale nga uzorpatorë do të ndalen ndërtimet pa leje dhe do të vihet rregull në këtë lëmi, do të ndërtohen rrugë dhe kanalizimi me cilësinë që duhet dhe për të cilën paguhen nga taksa të qytetarëve e si rrjedhojë e kësaj imazhi i krijuar do të na mundësoj të thithim investitorë potencial nga jashtë për tu krijuar vende të lira pune. Lunaçek ndër tjera porositi që secili qytetarë të kryej detyrat e tij/saj në proceset që po kalon Kosova./Parrotlla.net/

Share.

About Author