Me iniciativë të imamit Faruk Hoxha familja Bardiqi nga Drenasi bëhet me shtëpi

0

Nisma bamirëse si gjithherë përgjatë historisë kanë buruar prej shoqërisë fetare. Kështu siç është parë në plot raste në Kosovë, nisma për të ndërtuar shtëpi për familje e lëna anash nga ana e shtetit, kanë ardhur nga shumë imam në Kosovë.

E fundit është rasti i familjes Bardiqi nga Gradici e cila me iniciativë nga imami i fshatit Krejkovë Faruk Hoxha është bërë me shtëpi.

Kjo nismë është përkrahur nga dashamir të shumtë. Imam Blerim Tërrnava nga Finlada është një prej atyre që kanë përkrahur fuqishëm këtë nismë së bashku me komunitetin mysliman në Finlandë.  Një ndihmë të madhe e kanë dhënë edhe Fondacioni i Freskia, firma Albatrosi e të tjerë.

Sot veçse i janë dorëzuar çelsat e shtëpisë së re familjes Bardiqi, ku pa dyshim s’ka munguar gëzimi.

 

Share.

About Author