Nika: Në Drenas do ta zhvendosim forcën e komandantëve me forcën e ligjit (Video)

0
Loading...

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Drenasit, Bedri Nika, ka garantuar se në komunën e Drenasit do ta zhvendosin forcën e komandantëve me forcën e ligjit.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës në Drenas nuk qeverisej ekskluzivisht nga ish kryetari Nexhat Demaku, por nga një grup komandantësh, nga një mentalitet i komandantëve që nuk kanë arritur të zhvendosin forcën e tyre nga qeverisja komunale.

Ai ka thënë se komandantët në Drenas janë forca kryesore e zëvendësimit të ligjit .

“ Komandantët që po i përmendim janë të nivelit lokal dhe të nivelit qendror. Kjo është një ngulfatje e qeverisjes në Drenas. Ne bashkë me qytetarët dhe programin e LDK-së, do ta zhvendosim këtë forcë. Ne do ti respektojmë maksimum vlerat e tyre gjatë luftës por do ju kërkojmë falje sepse në demokraci me mentalitet të komandantëve nuk mund të udhëhiqet komuna”, ka thënë Nika në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.

Nika në këtë emision ka thënë se Drenasin përkundër komunave të tjera në Kosovë, do ta bëjnë me status të veçantë.

“Qytetarët e Drenasit kanë nevojë për një frymë të re zhvillimore, për projekte të reja zhvillimore dhe për qëndrueshmëri të fuqishme të ligjit në Drenas”, ka thënë Nika.

Nika ka shprehur bindjen se do të jetë kryetar i komunës së Drenasit.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni intervistën e plotë:

Share.

About Author