VEHBI BERISHA i cilëson si fushat zgjedhore punimet që nisën sot

0

Kandidati për kryetar të Drenasit nga rradhët e partisë FJALA, Vehbi Berisha fillimin e punimeve në rrugën që lidhë disa fshatra me Drenasin e  cilëson si fushatë zgjedhore.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar kështu:

”Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar miq dhe përkrahës, sot gjatë rrugës sime të zakonshme për në qytet hasa në shenjen “Kujdes, punime në rrugë” pikërisht në dalje të fshatit Qikatovë e vjetër, ku u deshtë me e thye rrugën, për të marrë një rrugë malore për 1.5 km e gjatë, për të shkuar deri në Drenas.

Të nderuar qytetarë të Drenasit të gjithë e dini që këto janë efekte të para-fushatës zgjedhore të cilën e kanë filluar pushtetarët e deritanishëm, prandaj mos ia lejoni vetes që njerëz të tillë me ju manipuluar siç na kanë manipuluar në vazhdimësi qe 17 vite, sepse këta njerëz po të donin këto punime kanë mund ti fillojnë dhe përfundojnë shumë muaj me parë, sepse tërë muajt e verës i kanë pas në dispozicion.

Po çfarë kualiteti mund ta ketë një rrugë e shtruar në mes të Nëntorit, në këto kushte atmosferike ?

Mendojeni dhe vlerësojeni vet!”./DRENICA SOT

Vehbi Berisha

15068337_1203823469679508_2688191571467667011_o

15042014_1203823463012842_7653130128118585080_o

15042138_1203823483012840_2485574102384360010_o

Share.

About Author