Arrestohet kosovari që ishte në kërkim nga Interpoli

0
Loading...

Një shtetas nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

Sipas policisë së Kukësit Mustafa Kodra 27-vjeç banues në fshatin Leshan në Kosovë u arrestua pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Zagrebi,  Kroaci, për veprën penale “Dhunim personi”, transmeton oranews.

Policia bëri arrestimin provizor me qëllim ekstradimi  të shtetasit nga Kosova.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Share.

About Author