Policia, apel shoferëve për siguri në komunikacionin rrugor

0
Loading...

Duke iu referuar përkeqësimit të motit, të reshurave të shiut dhe mundësisë së paraqitjeve të ngricave në ditët në vijim, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike sidomos në orët e hershme dhe të vona, në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe pasojat e mundshme në njerëz.

Share.

About Author