DioGuardi premton lobim të fortë për Kosovën në administratën Trump

0

Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë a


rbëreshe, njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve ’80, thotë se do të fillojë një lobim të fortë edhe në administratën Trump për Kosovën, ndërkohë që ai nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump, ndaj shqiptarëve.

Megjithatë për një gjë ai është i sigurt: presidenti i zgjedhur Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta, shkruan sot Koha Ditore.

Por shpresa e ish-kongresmenit amerikan Joseph DioGuardi, është funksionimi i ndryshëm i Kongresit dhe i Senatit në SHBA nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia ku në këto vende një parti kontrollon gjithçka. DioGuardi ka shumë shpresë te Senati, sidomos te senatori John McCain, mik i shqiptarëve.

Ish-kongresmeni DioGuardi thekson se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Share.

About Author