Xhavit Drenori ka një mesazh për Shaip Mujen

0
Loading...

Gara për të parin e Drenasit ka nisur parakohe, kur kanë mbetur edhe tri javë deri në datën e zgjedhjeve.

Sipas Xhavit Denorit, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, deputeti Shaip Muja po e quanë kryetar i “sallatave”!

E Drenori i ka nisur selame Mujës, se po qëse bëhet kryetar komune, objektin e tij në Drenas do ta dërgoj në Gjykatë për uzurpim prone.

“Doki, unë si kryetar i “sallatave”, siç po më quan Ti nëpër oda të Drenasit, me kismet nga pozicioni i kryetarit këtë objektin mbrapa meje që në janar të vitit 2017 e përcjelli në Gjykatë, sado që më kishe bërë presion të madh që mos të mirrem më të!”

“Ty, Doktor Shaip Muja edhe shokëve Tu, që keni për mision ruajtjen e bizneseve të pista në prona komunale në Drenas, nën llogo të PDK-së “pushka top ju baftë” se nuk keni mujtë dhe nuk do mund të më ndalëni kurrë në luftën time të pa kompromis të lirimit të pronës komunale nga individë/përfitues të parties”, ka thënë Drenori./Drenicapress.info/

Share.

About Author