I akuzuari për ryshfet, Gazmend Isufi që posta e përjashtoi nga puna njeri i afërt i Kadri Veselit (FOTO)

0
Loading...

Gazmend Isufi njeriu i cili ishte i akuzuar për ryshfet dhe ishte përjashtuar nga puna që ushtronte në Postën e Kosovës, është parë sot në tubimin elektoral të PDK-së në Drenas, si njeri i afërt me Kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin.

Gazmend Isufi ishte arrestuar në vitin 2015 për ryshfet siq edhe thuhet në njoftimin e policisë, kurse sot ai shihet afër Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, zotrit Veseli.

Isufi (1977), i arrestuar , dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5.000 euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i lartcekur G. I. me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12.700 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vazhdim keni komunikatën e Postës së Kosovës:

Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës Sh.A. ka marre vendim sot, më 13 nëntor 2015, për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit Gazmend Isufi për shkak se jemi njoftuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës se ai është arrestuar dhe se ndaj tij ka filluar një procedurë penale.

Vendimi është marrë bazuar në Ligjin e Punës, Kodin e Mirësjelljes së punonjësve dhe procedurave disiplinore të Postës së Kosovës Sh.A.

Share.

About Author