Shtabet e Naim Bazajt tani në përkrahje të Xhavit Drenorit

0

Tërheqja e Naim Bazajt nga kandidatura e pavarur për Drenasin, siç duket i ka nervozuar përkrahësit e tij, andaj kanë bërë kërkesë që ti bashkangjiten kandidaturës se Xhavit Drenorit. Këtë fakt e ka konfirmuar për KosovaPost vetë Drenori teksa thotë se në këto orë të vona ka marrë shumë kërkesa nga minishtabet e Bazajt që ta përkrahin kanidaturën e tij. Ai e quan zhvillim interesant tërheqjen e Bazajt, dhe shton se votuesit potencial të PDK-së që e duan ndryshimin, alternativën me të mirë e kanë tek ai, dhe siç thotë ai interesimi veç ka filluar.

“Është zvillim interesant. Megjithatë dëshiroj të potencoj që votuesit e z.Bazaj, janë votues tradicionalisht të PDK-së dhe kanë qenë të pakënaqur me kandidatin për kryetar të propozuar nga Kadri Veseli. Prandaj këta përkrahës që kanë qenë të pakënaqur janë potencialisht për ndryshime dhe si të tillë shumë nga ta alternativën më të mirë për ndryshime e shofin tek unë. Vetëm në këto orët e fundit kam pranuar kërkesa nga minishtabet e z. Bazaj, që ti bashkangjiten mbështetjes së kandidaturës sime për kryetar”, është shprehur Drenori për KosovaPost.

Ndryshe kandidati i pavarur për Drenasin, Xhavit Drenori na dërgoi edhe një fotografi teksa po mban takime për momentin në fshatin Sankoc./KosovaPost/

Share.

About Author