Tërhiqet Naim Bazaj nga gara për kryetar të Drenasit

0

Naim Bazaj, deri sot kandidat i pavarur për kryetar komune i Drenasit është tërhequr nga gara.

Koha.net ka siguruar dokumentin që ai ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon tërheqjen dhe decertifikimin.

Ai deri tash ka qenë pjesë e PDK-së, kurse pas kandidimit të Ramiz Lladrovcit nga kjo parti, Bazaj u largu për të garuar i pavarur, që tash ka ndërruar mendje dhe është larguar nga pjesëmarrja si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, që do të mbahen më 4 dhjetor.

 

Share.

About Author