Loja e PDK-së nëpërmes kandidatëve të pavarur, i bashkohet edhe kandidati tjetër Rrahim Elshani

0

Kandidimi i kandidatëve të pavarur për Kryetar të Drenasit sipas shumë analistëve politik ishte një lojë e PDK-së, pasi që ishte humbur mbështetja në Drenicë.

Kjo edhe po ndodhë, pas dorëheqjës së Naim Bazajt , sot Kadri Veseli nëpërmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur edhe “bashkimin” tjetër të kandidatit të pavarur Rrahim Elshani i cili edhe ishte pjesë e kësaj partie.

Rrahim Elshani ishte i akuzuar për keqpërdorim të detyrës, për mashtrime me diploma të nxënësve etj.

Kurse kandidati tjetër i cili ju ribashkua dje PDK-së, Naim Bazaj ishte i akuzuar për kontrabandim me armë.

 

Analistët theksojnë se Veseli mund të ketë ndikuar tek këta kandidat edhe me kërcënim të hapjes së lëndëve gjyqësore, por që normalisht edhe kanë përfituar edhe financiarisht sepse ishte një rast i mirë logjikuar nga këta kandidat për përfitime personale./DRENICASOT.

Share.

About Author