Tek Lladrovci gati e gjithë ish struktura udhëheqëse e SHIK-ut

0

Ramiz Lladrovci sonte ka pritur në hotelin e tij “Mondial Park” në Sllatinë gati e gjithë ish-strukturën udhëheqëse të SHIK-ut, për të marrur edhe mbështetjen nga ky grup i fuqishëm politik në Kosovë.

Ata nëpërmes një fotografie të publikuar, janë parë duke ngrënë dark në “Mondial Park”.

Së bashku shihet edhe Ferat Shala ish-zyrtar i lartë i SHIK-ut i akuzuar nga Shpresim Uka si vrasësi i familjës Hajra. Po ashtu në foto shihen edhe deputeti Bislim Zogaj po ashtu i akuzuar nga babai i dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti si njeriu i cili qëndron mbrapa vrasjes së Zahir Pajazitit.

Linku më poshtë, i portalit KOHA.NET tregon akuzën e babait të dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti, drejtuar deputetit Bislim Zogaj dhe Nait Hasani.

http://koha.net/?id=27&l=27784

Share.

About Author