Vetëvendosje demanton PDK-në në Drenas

0

Pas njoftimit të PDK-së se 13 nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qindra aktivistë të saj i janë bashkuar PDK-së në Drenas, Vetëvendosje ka demantuar këtë lajm duke thënë se ata që janë larguar nuk kanë qenë në strukturë dhe nuk kanë pasur pozita.

Kryetari i Qendrës për Drenas i Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Elezi ka thënë për KP se këtu nuk ka asgjë të vërtetë, sepse ata që kanë kaluar në PDK, që një kohë nuk kanë qenë në asnjë strukturë të Lëvizjes.

“Ne jemi të përkushtuar për të ecur përpara. Lëvizja në Drenas po rritet dhe raporti ardhjeve është 10 me 1 në ikje”, cilësoi Elezi.

Lladrovci të aderuarve nga VV: Ju nuk jeni ata që gjuani Parlamentin me raketahedhës
“I sigurojmë të gjithë aktivistët së Lëvizja është shumë stabile dhe e pa lëkundur përballë klanit pronto dhe të tjerëve”, tha ai.

Share.

About Author