Vehbi Berisha : Koha që qytetari i Drenasit të reflektojë

0
Loading...

Kandidati i Partisë FJALA, për Kryetar Komune të Drenasit, Vehbi Berisha në rrjetin social facebook ka kërkuar që qytetarët të reflektojnë në Zgjedhjet e 4 Dhjetorit. Ai ka shtuar domosdoshmërin se pse duhet që qytetari të mendojë më në fund për të mirën e vet dhe jo për të mirën e partisë e grupeve të caktuara të interesit dhe jo të atyre që punojnë për të mirën e qytetarëve të Drenasit.

 

Më poshtë ju sjellim reagimin e tij bërë në rrjetin social facebook :

 

“Të nderuar qytetarë të Drenasit, të gjithë e dimë se me çfarë problemesh u përball Komuna jonë tërë këto vite, që vazhdimisht është përcjellë me probleme të shumta në të gjitha fushat, prandaj me 04 Dhjetor është momenti të reflektojmë sepse e ardhmja e Komunës sonë meriton të jetë ndryshe.”

 

Share.

About Author