Ja çfarë thoshte Bazaj për Veselin e Lladrovcin (Video)

0
Loading...

I shtyrë nga presioni, Naim Bazaj, kryesuesi aktual i Kuvendit Komunal të Drenasit u tërhoq nga gara për kryetar të kësaj komune. Kur u tërhoq nga gara, ai u shfaq krahë kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Por aq miqësor siç e pamë në natën e tërheqjes, ai nuk ishte një ditë para se të shpallte kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit. Në një deklaratë dhënë Gazetës Monitor, Bazaj ka thënë se PDK në Qendër e ka propozuar Ramiz LLadrovcin me imponime sikur në kohën e Rankoviqit. Madje ai duke e imituar Veselin, ka thënë se as Kadri Veseli e as Ramiz Lladrovci nuk kanë luftuar kurrë.

Në Drenas në mbledhje të Kryesisë tha (Kadri Veseli), unë e propozojë, me zarfin e mbyllur sikur për Atifeten, zotëri LLadrovcin për punën dhe kontributin e dhënë të gjitha kohërave. E kish pas shok moti. Që kurrë në luftë asnjani nuk janë kanë. Na anëtarët e tjerë aty e shprehëm pakënaqësinë tonë sepse u dashtë mu pyet baza ose kryesia e partisë këtu. Të gjitha imponimet po vijnë nga qendra si në kohën e Rankoviqit”, pati thënë Bazaj.

Ai ka thënë se Ramiz Lladrovci nuk e ka mbështetjen e qytetarëve të Drenasit. Madje, sipas tij, edhe nëse i gjithë parlamenti lobon për Lladrovcin, ai nuk do të marrë votat për kryetar.

 “Unë nuk do ta mbështesë absolutisht dhe krejt elektoratin çka e kam pas vetes që më kanë nominuar. Nuk e ka mbështetjen në Drenas. Le të vjen krejt parlamenti i Kosovës le të lobon për të e vota s’un merr”, ishte shprehur Bazaj atë ditë.

Madje Bazaj atë ditë ka akuzuar Veselin edhe për ndarjen e Mitrovicës. I pyetur nga Gazeta Monitor se a e ka frikën që kandidimi i tij do ta dëmtojë degën e PDK-së në Drenas, ai ka thënë se PDK-në po e përçanë vetë Kadri Veseli.

“ Nuk e kam frikë. Kadri Veseli ka ardhë më përça partinë qysh e ka përça Mitrovicën, se me kanë Mitrovicën veriore e kish bashku. Është e njëjta gjë si në Lipjan si në Mitrovicë. Nuk e ka dhe nuk ka me pas kurrë mbështetjen e Drenicës”,  kishte thënë Bazaj.

Shihni videon:

Share.

About Author