Me kërkesë të kandidatit nga AKR, Elmi Thaçi, Pacolli investon në Drenas dy fabrika

0
Loading...

Me kërkesë të kandidatit për kryetar të Drenasit nga Aleanca Kosova e Re, Elmi Thaçi, Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të filloj ndërtmin e dy fabrikave në Drenas. Vëndosja e gurthemelit të këtyrë dy fabrikave, do të bëhët më 24 nëntor (e enjte), në fashtin Krajkovë.

Njoftimin për vënien e gurthemelit të këtyre fabrikave e ka bërë edhe kandidati i AKR-së për krytar të Komunës së Drenasit, Elmi Thaçi.

Ai përmes një njoftimi thrret të gjithë banorët e Drenasit dhe fshatrave përrreth pa dallime partiake apo ideologjike, që të enjten më 24. 11. 2016, duke filluar nga ora 13:00, në fshatin Krajkovë, të marrin pjesë për vënijen e gurthemelit të dy fabrikave, ku do të punësohen rreth 320 punëtorë, transmeton Lajm.

Lexoni postimin e plotë te Thaçit:

F T E S E

Aleanca Kosova e Re në Drenas, fton të gjithë banorët e Drenasit dhe fshatrave përrreth pa dallim, që të enjten më 24. 11. 2016, duke filluar nga ora 13:00, në fshatin Krajkovë, do të filloj punimet për vënijen e gurthemelit të dy fabrikave, ku do të punësohen rreth 320 punëtorë.
Në Krajkovë do të ndërtohet Fabrika më moderne për prodhimin e këpurdhave si dhe Fabrika po ashtu më moderne për mbledhjen, trajtimin dhe paketimin e frutave të malit.
Në dy këto fabrika vlera e investimit do të jetë disa miliona euro e që do të financohet nga ish Presidenti i Republikës së Kosovës-Biznesmeni z. Behgjet Pacolli.
Gjithëashtu ftoj të gjitha mediat e Kosovës që ta përcjellin këtë eveniment me rëndësi të vecant për Drenasin.
Me nderime E.TH.

Share.

About Author