Sot 19 vite nga dalja e parë publike e UÇK-së.

0
Loading...

Sot bëhen 19 vjet kur për herë të parë u panë publikisht pjesëtarë të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt tre djem të rinj të veshur me uniforma dhe me armë automatike dolën dhe treguan kush janë ata.

E tërë kjo ndodhi në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili ishte vrarë dy ditë më parë nga forcat serbe.

Mujë Krasniqi(tash dëshmor i kombit), Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj dolën para masës së madhe që ishin mbledhur në Llaushë dhe treguan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ekziston përnjëmend.

Që nga ajo ditë, festës së Flamurit iu ka bashkangjitur edhe dalja publike e UÇK-së.

Share.

About Author