NIS ME “PREMTIME TË MËDHA” FUSHATA NË DRENAS

0

Katër subjektet politike kanë filluar edhe zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 4 dhjetorit, kur do të votohet për karrigen e të parit të Drenasit, e mbetur bosh pas dorëheqjes së kryetarit Nexhat Demaku, i dënuar me 3 vjet heqje lirie për “Krime lufte”.

LDK-ja po garon me kandidatin Bedri Nika, “Nisma” dhe AAK-ja me kandidatin e përbashkët Isa Xhemajli, PDK-ja me kandidatin Ramiz Lladrovci dhe AKR-ja me Ilmi Thaçin. Fushata e katër partive është hapur të hënën, më 28 nëntor, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ishte i pari që ka hapur fushatën në Drenas në përkrahje të kandidati Bedri Nika. Pos Mustafës, në Drenas ndodheshin edhe figura të tjera të rëndësishme të LDK-së, Bajram Gecaj, Naser Rugova e të tjerë.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika, tha se në Drenas po vjen një qeverisje siç i ka hije, pas një qeverisjeje të keqe 17-vjeçare.

Kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës do t’i ndihmojë Drenasit në pikëpamje ekonomike dhe infrastrukturore.
“Ne besojmë shumë në programin e kandidatit që sot e ka prezantuar para juve, në një program i cili siguron zhvillim më të shpejtë, siguron kapërcim të problemeve që ju i keni, siguron një respekt të luftës që keni bërë, edhe të familjeve të dëshmorëve, të veteranëve, invalidëve dhe të gjithë juve, sepse keni dhënë shumë për Kosovën, prandaj ky program do të vlerësohet edhe në këto zgjedhje dhe do të marrë votën e merituar. Ju ftoj të gjithëve që të dilni dhe të merrni pjesë në votim, sepse votimi është një proces demokratik, është një proces i shprehjes së vullnetit të shumicës. Ne deri më tani prejse kam qenë në këtë Komunë herën e fundit nuk kemi pasur kaq shumë njerëz prezentë në sallat tona dhe kaq shumë përkrahës të LDK-së”, tha Mustafa./Zëri

Share.

About Author