Faton Ramadani në fushatën e PDK-së : Enver Hoxhaj ka thënë që nëse fiton krahu i luftës unë do të shpërngulem në Beograd

0

Në fushatën elektorale për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Drenasit, PDK pati takim në fshatin Baicë.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe vëllau i Burim dhe Arsim Ramadanit, Faton Ramadani i cili kërkojë të bëj pytje Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Debati u tensionua kur nuk ju dha rasti të bënte pytje asnjë pjesëmarrës i takimit.

Pjesëmarrësit i akuzuan me fjalët se ka kaluar koha e komunizmit kur vetëm duhej të dëgjohej dhe të mos pytej asgjë.

Faton Ramadani kërkoi të dëgjonin hallin e tij Kadri Veseli duke e akuzuar Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj si njeriu i cili kishte thënë se po të fitonte krahu i luftës ai do të shpërngulej në Serbi.

Kërkesa e Ramadanit për pytje nuk u aprovua dhe sipasojë kjo bëri që të revoltoheshin të pranishmit duke i akuzuar krerët e lartë të PDK-së si diktator.

 

Kadri Veseli me 40 policë dhe truproje erdhi per fushate ne vendlindjen e Arsim dhe Burim Ramadanit,ish-Ushtareve te UÇK-se te cilet po mbahen ne burg per nje rast te montuar,pse?Ne pamundesi per ta pyetur me heret per shkak te shmangejes dhe injorimit te plote ndaj familjes sone,une tentova mbreme me e pyet z.Veseli per Rastin 'Ramadani' , ai nuk pranoi,madje u ndje ne siklet,PSE? Ne nuk do te heshtim,jemi te pafajshem,andaj duam drejtësi!

Posted by Faton Ramadani on Friday, December 2, 2016

Share.

About Author