Ja moti për këtë fundjavë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fundjavë do të mbretërojë mot më i ftohtë se ditëve tjera.

Njoftimi i IHMK-së:

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Do të ketë kushte që në pjesën e parë të ditës të krijohen mjegulla të dendura si rezultat i radiacionit dhe amplitudave në fushat termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Share.

About Author