THE INDEPENDENT: FLAMURI SHQIPTAR MË I BUKURI NË EVROPË

0

E përditshmja britanike “The Independent” ka botuar një artikull kushtuar flamujve, ku flamuri shqiptar vlerësohet si më i bukuri në Evropë.

Shtetet e Evropës kanë flamuj të bukur, dhe kështu të paktën duken edhe të vendosur në hartën e kontinentit, por ai që bie më së shumti në sy dhe që është cilësuar si më i bukuri është flamuri shqiptar, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është publikuar një hartë tejet e bukur e Amerikës së Jugut, me kufij të përcaktuar nga flamujt që kanë krijuar një përzierje të mrekullueshme me njëri-tjetrin.

Bosnja dhe Hercegovina është favoritja jonë, por ne personalisht mendojmë që flamuri i Shqipërisë është më i bukuri.

Në këtë artikull është paraqitur edhe flamuri më i vjetër i Evropës, Dannebrog që është flamuri i Danimarkës, që për herë të parë ishte prezantuar gjatë betejës së Lyndanisse në vitin 1929.

Share.

About Author