FSK deminoi mjete të pashpërthyera

0

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht Kompania e Deminimit (KD) e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), me datë 7 dhjetor  2016  pas zhvillimit të një operacioni të përbashkët me  njësinë  e EOD-së (Mjeteve Eksploduese të Pashpërthyera)  së KFOR-it amerikan dhe Policinë e Kosovës,  kanë asgjësuar disa mjete të pa shpërthyera në Poligonin e Policisë së Kosovës në Sllatinë.

Njësia e deminimit të FSK-së me këtë operacion ka përfunduar me sukses sezonin veror të deminimit  në pastrimin e fushave të minuara sipas planit të veprimit  për vitin 2016.

Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë vitit 2016 kanë qenë të angazhuar në pastrimin e terreneve të minuara në: Hapësirat e Komandës së  Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, Seqishtë të Hani i Elezit, Zagrmle të Pejës dhe Hoqë të Prizrenit.

Gjatë viti 2016 nga njësia e deminimit janë pastruar 245.600  metra katror,  ku janë zbuluar   411 mjete të pashpërthyera, të cilat më pastaj  i kanë  asgjësuar. Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit duke u bazuar në misionin dhe detyrën e tyre, janë  të gatshëm për të intervenuar 24 orë në ditë dhe shtatë ditë  në  javë. Vetëm gjatë këtij viti kanë kjo njësi ka  pranuar  272  thirrje telefonike për intervenim, ku  pjesëtarët e kësaj kompanie kanë  gjetur dhe asgjësuar   mjete  të ndryshme të pashpërthyera.

Kompania e Deminimit pas përfundimit të  sezonit veror,  do të angazhohet në zbatimin e planit të paraparë për sezonin dimëror, e që është realizimi i trajnimeve  të ndryshme profesionale  për pjesëtarët e kësaj kompanie dhe  aksioni vullnetar  i mbajtjes së ligjëratave në shkolla fillore dhe të mesme, për vetëdijesimin e  nxënëseve  nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera si dhe mjetet piroteknike.

Pas përfundimit të luftës  1999-2016  nga pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së  janë pastruar  afër 50 milion metra katror dhe janë asgjësuar 87.869 mjete  eksplozive në terrene të ndryshme të  territorit të Kosovës. Falë punës profesionale, eksperiencës dhe disiplinës, qe nga viti 1999 e deri më sot pjesëtarët e njësisë së deminimit  nuk kanë pasur asnjë incident.

Share.

About Author