VRITET NJË PERSON NË MITROVICË

0

Një person është vrarë sot në Mitrovicë jashtë oborrit të shkollës të gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në rrugën e UÇK-së, kanë konfirmuar zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë për rajon e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për Rtklive se si pasojë e një përleshje me armë zjarri një person është vrarë jashtë oborrit të shkollës së gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në rrugën e UÇK-së.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera shtesë, nëse i vrari është nxënës i shkollës, por tha pas pak do të dilet me një njoftimin zyrtar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas pak  pritet të japin detaje shtesë./RTKLIVE

 

Share.

About Author