Shemsi Elezi reagon ndaj dokumentarit “Beteja e Drenicës” të emisionit ZonaEXPRESS

0
Loading...

Kryetari i VV-së dega në Drenas, Shemsi Elezi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku shpreh pakënaqësit e tijë me mënyren se si është paraqitur Drenasi në këtë dokumentar.

Ky është reagimi i tijë:

“Reagim ndaj dokumentarit “Beteja e Drenicës” të emisionit ZonaEXPRESS

Duke marrë për bazë gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, paraqitja në këtë mënyrë e Drenasit në dokumentarin e përjavshëm që në këtë të diel pati temën e zgjedhjeve në Drenas, shfaqim shqetësimet tona lidhur më këtë prezantim. Së pari, ky dokumentar për këtë temë dhe disa tema tjera duhet të ketë një përmbajtje tjetër, nga ato ku flitet për dosje të krimeve ekonomike e politike të bëra në periudha të ndryshme në Kosovë. ZonaExpress po luan me dy karta, në njërën anë paraqet një mundësi për ecje përpara kur merret parasysh raundi i parë i zgjedhjeve, ndërsa në anën tjetër, tërë fokusimi i tyre është në atë drejtim ku përmes melodive që parqet në dokumentar, fotove dhe videove Drenasin dhe Drenicën e parqet si një zonë të errët. Këto të dyja nuk shkojnë bashkë. Betejat e Drenicës e ka pasur vetëm një qëllim, e që ishte largimi i Serbisë nga Kosova. Ndërsa këto që ju i quani beteja, mund të quhen gara që bëhen në çdo vend të botës, si mundësi e prezantimit të projekteve dhe ideve në të mirë të vendit. Ndryshimi vjen nga aty ku çdoherë ka filluar një rrugë e re. Në Drenas dhe në Kosovë, askush nuk është duke luftuar ndaj askujt, por qytetarët po kryejnë një të drejtë (obligim) qytetar, që kanë të gjithë popujt e botës të drejtën për të votuar dhe për t’u votuar. ZonaEXPRESS e paraqet përmes këtij dokumentari Drenasin si të ishte një vend pa të ardhme, e në anën tjetër, se aty qenka një popull që në raste të veçanta di të bëjë ndryshimin. Po ashtu, ky dokumentar flet edhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Që shtrembëron deklaratat zyrtare të kësaj organizate lidhur më mospjesëmarrjen në zgjedhje në Drenas. Dokumentari mundohet të ulë në maksimum qëllimin dhe projektin e madh të Lëvizjes që ka para qytetarëve ne nivel vendi. Lëvizja nuk frikësohet nga askush dhe nuk mund të paramendojë frikën, por Lëvizja e ka dhënë arsyen kryesore dhe të vetme pse nuk ishte pjesëmarrëse e zgjedhjeve. Lëvizja angazhohet që Luftën UÇK-së ta nderoj duke e bërë në të ardhmen pjesë e Kushtetutës së vendit. Lëvizja nuk mundet që në të njëjtën kohë të angazhohet për një projekt siç është UÇK-ja, të deklarojë se nuk i mbështesim vendimet e padrejta ku dënohen luftëtarët, e në anën tjetër të dal në kundërshtim me këto parime me pjesëmarrje në zgjedhje. Lëvizja nuk e bën këtë, as tash as në të ardhmen, pa marrë parasysh dëmin që mund t’i shkaktohet nga të tjerët sepse edhe elektorati i saj është i vetëdijshëm për dëmin që sjellin vendimet për dënimin e luftëtarëve .Andaj çdo shtrembërim i qëllimit të Lëvizjes nga të gjitha anët, e po ashtu edhe nga ky dokumentar që ka një emër aspak të pëlqyer nga vetë Drenicasit, kalon përtej realitetit që është në atë lokalitet.“

Shemsi Elezi
Drenas 12.12.2016

Share.

About Author