Haki Jashari nga Drenasi doktoron në Suedi

0
Loading...

Rajoni i Drenicës pos që njihet historikisht si rajon i trimërisë, nga gjiri i saj gjithnjë ka nxjerr edhe kuadro të ngritura intelektuale të profileve të ndryshme, të cilët kanë kontribuar në çlirimin, ndërtimin dhe avancimin e vendit.

fb_img_1482521420252

I tillë po del të jetë edhe një drenicas i cili në moshë mjaft të re, 29 vjeçare, arriti të gradohet me titullin e doktorit të shkencave mjekësore në Universitetin Umeå të Suedisë dhe më këtë të hyjë në listën e personave mjaft shpresë-dhënës për mjekësin dhe shkencën kosovare.

Jashari mbrojti temën e doktoraturës në lëmin e Kardiologjisë Pediatrike pas një pune disa vjeçare. Ai është edhe autori i 4 punimeve shkencore në revista ndërkombëtare si dhe bashkautor në 7 punime të ndryshme, të gjitha këto të publikuara në revista të njohura me impakt faktor.

Aktualisht Haki Jashari është duke bërë specializimin në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike dhe Universitare të Prishtinës.

Drenica Press mëson se i riu drenicas, Haki Jashari, është me prejardhje nga Prekazi i Skenderajt. Profesionin e pediatrit duket se e ka të trashëguar nga i ati, Bedri Jashari, i cili është një pediatër mjaft i njohur jo vetëm në Drenas dhe Skenderaj, por edhe me gjerë. /Drenica Press/

Share.

About Author