Vehbi Berisha prezanton punën e tijë një vjeqare në asamble

0
Loading...
Të nderuar qytetarë të Drenasit, gjatë vitit 2016 janë mbajtur gjithsejtë 11 seanca të Kuvendit Komunal të Drenasit, ku kam marr pjesë në të gjitha prej tyre. Për të gjitha seancat komunale i kamë njoftuar qytetarët duke publikuar në profilin dhe faqen time zyrtare në facebook, duke publikuar ftesën zyrtare se bashku me rendin e ditës së seancës së caktuar si dhe i kam publikuar të gjitha video-incizimet e fjalimeve të mija në Kuvendin Komunal në Drenas. Seanca e parë vitit 2016 është mbajtur me datë
09.02.2016, ku kemi pasur një rend dite tejet të ngarkuar pasi që gjatë muajit janar nuk patëm mbajt seancë fare. Njëra nga pikat e rendit të ditës së kësaj seance ishte edhe plotësim-ndryshimi i buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2016, pasi që Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) e kishte kthyer prapa buxhetin komunal sepse Komuna e Drenasit gjatë muajit Shtator 2015 ekishte miratuar buxhetin komunal duke tejkaluar shumën e buxhetit të paraparë në kategorinë e subvencioneve, duke renë në kundërshtim të plotë me qarkoren buxhetore 2016/02 të lëshuar nga MEF-i, ku pikërisht për ketë çështje e pata ngritë shqetësimin tim qysh në seancën e miratimit të parë si dhe në debatin “Jeta në Komunë”duke thënë se një buxhet i tillë do të na sjell probleme në raport me MEF-in.
Vehbi Berisha–Asambleist në KK Drenas Në kuadër të vizitave në institucione të ndryshme të
Komunës së Drenasit me datë 15.01.2016 kam vizituar palestrën e qytetit, ku me pas e kam ngrit çështjen e mirëmbajtës së kësaj palestre edhe në Kuvendin Komunal të Drenasit sepse ky objekt ka nevojë për mirëmbajtje dhe menaxhim më të mirë. Me datë24.01.2016 është emituar debati komunal  “Jeta nëKomunë” në RTK, ku përveç Kryetarit të Komunës kemimarr pjesë edhe ne si asambleist. Në ketë debat i ciliorganizohet në çdo gjysmë mandati kemi trajtuar çështje të ndryshme dhe shqetësimet e qytetarëve të Drenasit në lidhje me infrastrukturën dhe investimet kapitale nëDrenas.
Palestra e qytetit DrenasFoto nga emisioni “Jeta në Komunë”Pas shqetësimeve të pranuara nga banoret e qendrës së banimit social, me datë 27.01.2016 i kamë vizituarbanesatsociale në lagjen Drenasi III, të

cilat ndodhen nëgjendje jo të mirë, ku janë të zhytura në balt, ku ju mungon parkingu, si dhe sidomos mungon rregullimi i oborrit veçanërisht para hyrjeve ku vazhdimisht banoret e këtyre banesave ankohen edhe në pamundësi të mirëmbajtjes së pastërtisë nga balta e cila irrethon.

Njërës ndërtesë i është shkatërruar plotësisht njëra pjesë e fasadës së jashtme të ndërtesës nga erërat e forta të 11 Janarit 2016, ku gjatëbashkëbisedimit me banoret me njoftuan se shumica e banesave edhe

lagështi të konsiderueshme nga brenda e sidomos kjo ndërtesa me fasadë të shkatërruar. Për dallim nga Blloku i I-rë i cili posedon oxhakun dhe banoret ngrohen me dru, Blloku II nuk posedon oxhak fare dhe
zakonisht banoret ngrohen me gaz dhe rrymë. Këtë shqetësim të këtyre banorëve e kam ngrit edhe në asamble, ku drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) pat premtuar se
janë ndarë mjetet për riparimin e dëmeve të fasadës së shkatërruar dhe ndërtimin e oxhakut në Bllokun II, por deri me tani ende nuk është bërë asgjë në ketë drejtim dhe nuk kemi pranuar kurrfarë njoftimi nga DSHMS, se ku shkuan parat e destinuar për banesat sociale.
Pas shqetësimeve të prindërve, fëmijët e të cilëve mësojnë në Shkollën Fillore “Rasim Kiqina” në Drenas, të cilët me kanë njoftuar lidhur me kushtet tejet të dobëta të inventarit dhe nyjeve sanitare në ketë shkollë, me datë 23.02.2016 e kamë ngrit ketë çështje edhe në Kuvendin Komunal të Drenasit sepse nxënësit e kësaj shkolle e patën ndërpre mësimin 2 javë me herët me arsyetimin se shkolla
do të rinovohet, por punëkryesit nuk i kishte mjaftuar koha e pushimit veror dhe mësimi në këtë shkollë nuk pati filluar deri me 1 Tetor 2015, për çka edhe e kam akuzuar Drejtorin e Arsimit në një nga sea
ncat e kaluara komunale për mos menaxhim të duhur të situatës sepse nxënësit e kësaj shkolle kanë mundur të ndjekin procesin mësimor në dy shkollat tjera fillore në Drenas të cilat do të punonin me tri
ndërrime derisa të përfundoj renovimi. Artikull nga gazeta/portali zeri.info Gjendja në Shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Drenasit të mbajtur me datë
10.03.2016, e kemi adresuar hallin e banoreve të Lagjes Shtrubullovë dhe Qikatovë e re të cilët kanë parashtruar kërkesë tek komuna e Drenasit me 11.06.2015 dhe ende nuk kanë marr kurrfarë konfirmimi nga zyrtaret komunal, të cilët hallin e kanë tekgjendja e “Urës” të përberë vetëm prej dy binareve të cilën epërdorin banoret e ku saktësisht ndodhet tek lumi afër qendrës se bani mit social, të cilën urë e përdorin fëmijët e këtyre lagjevepër të shkuar në shkollën fillore “Ali Gashi” në Qikatoven e re.
Vlen të theksohet se ky shqetësim i banoreve të këtyre lagjeve është publikuar edhe në media të ndryshme të shkruara dhe televizive. “Ura” e cila nuk plotëson kurrfarë kushte të sigurisë
dhe njëkohësisht paraqet rrezik për banoret e lagjeve të lartcekura nga vërshimet e ujit edhe është bartur nga vendi icaktuar. Banoret me rastin e dorëzimit të kërkesës zyrtare kanë dërguar edhe peticion zyrtar në lidhje me qëndrimin e tyre për nevojën e kësaj ure në favor të interesave të banoreve.
Gjatë gjithë kohës kemi punuar në ngritjen e transparencës duke ofruar informata në interes për qytetarët, ku një shembull të tillë do ta paraqesim në vijim, ku me datë 18.04.2016 i kam shkruar e-mail zyrtar Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Drenasit, ku i kam kërkuar informata për procesin e ndarjes së bursave për studentët dhe pastaj i kam postuar përgjigjët zyrtare nga DKA–Drenas.
Postim në faqen time në facebook Portalilajmi.net pati publikuar artikull të veçanet përçështjen e Zjarrfikësve në Drenas për mos zbatimin e ligjeve në fuqi konform të drejtave të Zjarrfikësve të Drenasit, ku edhe sot e kësaj dite janë diskriminuar pasi që nuk iu paguhet fare puna gjatë ndërrimit të natës, puna jashtë orarit si dhe puna gjatë ditëve të festave. Këtë çështje e kam ngrit edhe ma herët tek DSHPE-ja e cila menaxhon me shërbimin e zjarrfikëseve në Drenas, ku janë arsyetuar se mungon buxheti për plotësimin e këtyre të drejtave të zjarrfikëseve, të drejta këto të cilat ua garantojnë ligjet evendit në fuqi.
Ketë çështje e kamë ngrit si shqetësim dhe problem në seancën e Asamblesë të mbajtur me 03.05.2016.
Me datë 24 Maj 2016, së bashku edhe me disa anëtarë të Kryesisë së Partisë FJALA–Dega në Drenas, iu bashkuam iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” ku morëm pjesë në pastrimin e hapësirës në Komoran afër tregut të kafshëve, ku jo larg nga aty ndodhen edhe varrezat e Komoranit, onë kjo me shumë mbeturina, ku kjo zonë përfundimisht mori pamje krejt tjetër.
Vlen të përmendët se kësaj iniciative iu bashkuan edhe shumë OJQ, subjekte të ndryshme, zyrtarë Komunal si dhe shumë qytetarë të Drenasit
.
4
Me datë 12 Korrik 2016 me ftesë nga grupi “Trashëgimia nëPronë” kam marrë pjesë në debatin publik të organizuar me temën ”Barazia Gjinore dhe e drejta e gruas në pronë”.
Në këtë debat në panel ishin:Sibel Halimi–Prof. e Sociologjisë, Rreze Abdullahu, Jeta Berisha dhe Aulonë Memeti. Në këtë debat bashkëbiseduam me të ftuarat për shumë çështje që lidhen me barazinë gjinore dhe trashëgimin në aspekte të ndryshme, ku si dy pika kryesore për lëvizjen e gjerave përpara i ngrita çështjen e riedukimit të vazhdueshëm të shoqërisë sonë për barazi gjinore si dhe fuqizimi i grave në aspektin ekonomik (në ndërmarrësi dhe biznes), me qëllim të rritjes së numrit të grave të punësuara në vend.
Me ftesë nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Drenas(KVRL) kam marrë pjesë në debatin me temën “Të rinjtë dhe përfshirja e tyre në proceset politike” debat ky i organizuar për nder të ditës së rinisë së Drenasit e cila u shënua me datë 14.09.2016.
Panelist në ketë debat ishin: Prof. Dr. Besa Luzha (Analiste), Elvana Shala (ambasadore në IRHC)
dhe Aulonë Memeti (Aktiviste). Me ketë rast patëm mundësi të debatojmë hapur për të rinjtë në shumë
aspekte, gjatë fjalës sime në ketë debat në pika të shkurtra fola edhe për të kaluarën time rreth ktiviteteve gjatë kohës sa isha nxënës, studentë dhe tashmë se fundmi si asambleist. Natyrisht se inkurajova të rinjtë që të jenë të vendosur rreth ideve dhe aktiviteteve për të drejtat e tyre
edhe pse rrugët përfshirjes së të rinjve në politikë janë të ndryshme dhe sfiduese.
Debati i organizuar nga Trashëgimia në pronë Debati i organizuar nga KVRL-Drenas
Në kuadër të vizitave për monitorimin e projekteve si dhe pas shqetësimeve të qytetarëve, me datë
31 Korrik 2016 së bashku me Komisionin e Monitorimit të Projekteve (KMP) kemi vizituar kanalizim
in në fshatin Gllanasellë, ku kemi has në gjetjet, se punët rreth ndërtimit të kanalizimit nuk ishin duke u kryersipas kushteve dhe masave të parapara në tender. Të gjitha gjetjet e këtij rasti por edhe të vizitave
në fshatrat tjera ku janë kryer punimet, janë evidentuar dhe raportuar në Kuvendin Komunal të Drenasit, i cili është organi më i lartë vendimmarrës në nivel Komune. Pas raportimit të bërë nga ana e komisionit punëkryerësi kishte marr masat e nevojshme për përmirësimin e kanalizimit. Vlen të the
ksohet se kjo vizitë e KMP-së në fshatin Gllanasellë ishte përcjellë edhe nga televizioni Kohavision dhe pasqyruar në lajmet e mbrëmjes. Prononcim për KTV gjatë vizitës së KMP-së nëGllanasellë
5
Medatë 23.10.2016 kam marr pjesë në edicioni i tretë me radhë të manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet” që u organizua nga Asociacioni i Letrarëve dhe Artistëve ART CLUB ,,Rifat Kukaj” i cili u mbajt në Shkollën e Mesme Profesionale ,,Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku morën pjesë shkrimtar dhe artistë të
ndryshëm. Programi i këtij manifestimi të madh letrar nisi me tryezën tematike për jetën dhe veprimtarinë letrare të shkrimtarit për fëmijë Avdi Shala, për vazhduar edhe me një mori aktivitetesh si recitale poezish, ndarje të shumta të çmimeve letrare dhe ekspozitë të artit figurativë. Aktivitetet e këtilla
kulturore padyshim se janë të mirëseardhura sepse përmes organizimeve të tilla kulturore është hapë një
dritare dhe mundësi e veçanet për letraret drenicas.
.
Share.

About Author