Parku i Blinajës, vendi ku ushqehen rreth 900 kafshë

0

Kujdesi për kafshët, sidomos gjatë dimrit, pa dyshim së është një humanizëm më vete.

Një angazhim të tillë të përditshëm e kanë punonjësit e Vend-gjuetisë me rëndësi të veçantë, apo siç njihet Parku i Blinajës, i cili gjendet 32 kilometra larg Prishtinës, raporton KTV.

Ata shpërndajnë ushqimin për rreth 900 kafshë, që përbëhen nga katër lloje.

Kafshët, me kujdes, njëra pas tjetrës afrohen te vendi ku është shpërndarë ushqimi.

Ato janë mësuar me personelin e parkut, por jo edhe me mysafirët.

Në këtë botë të rrallë natyrore, mund të ndesheni me drerin, derrin e egër, macen e egër, dhelprën, etj.

Këto lloje të drerit rrallë herë mund t’i hasësh gjatë stinëve të tjera, por në dimër, për shkak të pamundësisë që vetë të sigurojnë ushqimin në pyll, ata edhe mund t’i takosh .

Naim Shala ka 18 vjet që punon në këtë vend.

Ai na shpjegon një ditë të zakonshme, e cila për të është nuk është vetëm punë.

Blinaja në dimër ka një imazh mahnitës edhe të botës bimore. Në këtë pyll dominon lloji i drurit sharr dhe bung.

Me një sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh të rrethuar, Parku Kombëtar, Blinaja, është nën mbrojtjen e Agjencisë për Mbrojtjen e Pyjeve të Kosovës.

Për ata që janë të interesuar që ta vizitojnë parkun Blinaja, duhet të marrin leje paraprakisht.

Në brendi të parkut Blinaja gjenden edhe 30 liqene artificiale.

Pos kafshëve, parku është i pasuruar edhe me disa lloje të shpezëve, që kanë gjetur strehë në këtë mrekulli./Koha.net

Share.

About Author