Lladrovci viziton disa shkolla të Drenasit, uron fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

0
Loading...

Më rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar disa nga shkollat e kësaj Komune dhe është takuar me nxënësit dhe personelin e shkollave, më ç’rast ka uruar fillimin e gjysmëvjetorit të vitit shkollor.

“Lladrovci ka siguruar se në shkolla nuk do të këtë probleme me ngrohje për nxënës, inventarizim dhe siguria publike në shkolla do të jetë në nivel, ndërsa personeli do të jetë i kualifikuar për mësimdhënie”, thuhet në njoftimin për media.

“Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Drenasit ka filluar mbarë. Uroj personelin arsimor, prindërit dhe nxënësit në betejën e dijes dhe përparimit tonë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ai gjatë këtyre vizitave, ka vërejtur disa probleme, sidomos në shkollën e qytetit “Rasim Kiçina”, ku oborri në shkollës ishte i pa pastruar nga bora dhe pastërtia në objekt nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa në shkollën fillore “Halil Bajraktari”, objekti nuk ishte i ngrohur sa duhet për të zhvilluar një proces arsimor. Kryetari Lladrovci do të vazhdoj vizitat gjatë ditës edhe në shkolla të tjera.

Share.

About Author