FSK PO FORCOHET, BLEN AUTOBLINDA PËR GJYSMË MILIONI EURO

0

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është shprehur e gatshme ta siguroj vendin. Në buxhetin e planifikuar për vitin 2017 shihen edhe armët e municioni me të cilat kjo Ministri do të furnizohet.

3 milionë e 154 mijë euro është shuma e planifikuar të cilën Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e ka në dispozicion të realizoj projektet e parapara.

Gati gjysmë milioni euro do të merren nga buxheti i shtetit vetëm për furnizimin me autoblinda. Plot 569 mijë e 250 euro i duhen Kosovës, që të bëhet me autoblinda.

135 mijë e 863 euro janë planifikuar të shpenzohen vetëm për municion, derisa 153 mijë e 675 për automjete taktike, shkruan Indeksonline.

Për pajisje operacionale janë planifikuar të shpenzohen 177 mijë e 152 euro. E për armatim të lehtë 154 mijë e 962 euro.

Mirëpo në listën e projekteve të Ministrisë së Forcave, nuk planifikohet që buxheti të shpenzohet vetëm për pajisjen me armë.

Në buxhetin e planifikuar shihen edhe projekte të tjera, si Rrethojat e kazermave, pajisjet mjekësore poliklinikat,  ndërtimi i objekteve të rojës, riparimet e rregullimet e ndriçimi te hapësirat e kazermave.

MFS ka planifikuar të blej një pushkë të standardizuar në vlerën e 78 mijë e 143 eurove. Për ndërtimin e një garazhe  janë planifikuar 175 mijë euro.

Për të ndërtuar një kazermë të FSK-së në Ferizaj, do të shpenzohen nga buxheti 651 mijë e 707 euro.

30 mijë euro janë paraparë të investohen për një rimorkio për materiet në rrezik. Ndryshe për të bërë me kuzhinë një kazermë të FSK-së në Istog do të duhen 181 mijë e 154 euro.

Share.

About Author