Vetëvendosje në Drenas: Shkresë për kryetarin Lladrovci!

0
Loading...

Lëvizja Vetëvendosje dega në Drenas ka dërguar një shkresë në drejtim të kryetarit Lladrovci dhe Milaim Hjadarit drejtor në Drejtorinë e Inspektoratit, në lidhje me zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Ky është reagimi i tyre i plotë:

”Shkresë dërguar në e-mail zyrtar z.Ramiz Lladrovci kryetar i Komunës së Drenasit dhe z.Milaim Hjadari drejtor në Drejtorinë e Inspektoratit

Për: z. Milaim Hajdari drejtor- Drejtorinë e Inspektoratit, Komuna Drenas

Në dijeni : z. Ramiz Lladrovci kryetar i Komunës së Drenasit

Nga : Lëvizja VETËVENDOSJE! -Qendra Drenas –Shemsi Elezi

Lënda : Zbatimi i pjesshëm i Ligjit N.04/L-156 për kontrollin e duhanit, Udhëzimit Administrativ 09/2015 Neni 8 dhe Vendimit Nr 05-34 datë 04.01.2017

Datë :18.01.2017

Duke u bazuar në Ligjin e lartë cekur mendojmë se vendimi Nr-05-/34 i lëshuar nga Institucioni përgjegjës dhe i përkrahur nga ana e Kryetarit Lladrovci ,në teren është duke u zbatuar në mënyrë selektive, pa e marrë për bazë dhe duke anashkaluar Udhëzimin Administrativ 09/2015 Nenin 8 paragrafët,1,2,3..Anashkalimi i këtij neni të lartë cekur, favorizon disa nga bizneset dhe diskriminon ata që janë duke u përmbajtur Ligjit për kontrollin e duhanit dhe vendimit që mbanë datë 04.01.2017. Besojmë që kjo do të jetë një mënyrë e re komunikimi shumë efikase duke minimizuar keqinterpretimet ligjore.

Vendimi i Drejtorisë së Inspektoratit Komuna e Drenasit Nr.-05-34 datë 04.01.2017
Ligji Nr. 04/L-156 PËR KONTROLLIN E DUHANIT
Udhëzimi Administrativ (Shëndetësi) Nr .09/2015
Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave të ndalimit të pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura
Neni 8
Hapësirat e mbyllura

1.Hapësir e mbyllur ku ndalohet pirja e duhanit sipas përkufizimit është çdo hapësirë e mbuluar me kulm ose tavan, që është i lëvizshëm apo i palëvizshëm, dhe të rrethuar nga dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh llojin e materialit të përdorur dhe pa marrë parasysh nëse struktura është e përhershme apo e përkohshme.

2.Anë sipas nenit 8 paragrafi 1 konsiderohet muri (duke përfshirë tendat ,çadrat apo çfarëdo strukture tjetër e cila mund të shërbejë si mur) i përkohshëm apo i përhershëm, i lëvizshme apo i palëvizshëm pavarësisht nga materiali i ndërtuar ,i cili është i mbyllur në 50% apo më shumë të sipërfaqes së tij të përgjithshme.

3. Dyert dritaret apo pjesët tjera apo pjesët tjera të lëvizshme të cilat mund të mbyllen dhe hapen nuk konsiderohen hapësira të hapura.”/DRENICA SOT

Me Respekt

Share.

About Author