Nga nesër fillon inspektimin e hipermarketeve

0

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se nga nesër do të inspektojë të gjitha bizneset (hipermarketet) me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe informimit të bizneseve si partnerë në zhvillimin ekonomik.

“Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe informimit të bizneseve si partnerë në zhvillimin ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) i njofton të gjitha bizneset (hipermarketet), që operojnë në rrjetin tregtar në Republikën e Kosovës, se duke u bazuar në shqetësimet e ngritura dhe ankesat e shumta të konsumatorëve në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, nga data 19.12.2017 deri më 31.12.2017, do të organizojë fushatë inspektimi në të gjitha pikat e hipermarketeve në tërë territorin e vendit”.

“Gjatë këtij  inspektimi do të bëhet verifikimi i gjendjes reale të çmimeve të produkteve të ekspozuara në shtande dhe çmimeve në arkë”, njofton kjo ministri. /klankosova

Share.

About Author