Rahoveci synon të ndal importin e rrëmojëseve nga Kina

0
Loading...

Se në Kosovë nuk është i zhvilluar sektori prodhues tregon edhe importi i rrëmojëseve. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti vendi ynë importon rrëmojësja më vlerë rreth 50 mijë eurove.

“Janë rreth 50 mijë euro import të rrëmojëseve në Kosovë. Sipas shteteve, Kina merr pjesë me 90 për qind të importit, e ndjekur nga Turqia dhe Greqia”, konfirmon për portali Telegrafi, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Brenda një viti Kosova importon rrëmojësa në vlerë prej 50 mijë euro nga Kina (Foto)
Brenda një viti Kosova importon rrëmojësa në vlerë prej 50 mijë euro nga Kina (Foto)
Por importi i rrëmojëseve mund të ulet ndjeshëm pasi që në fillim të këtij viti në Rahovec është hapur fabrika për prodhimin e rrëmojëseve.

Zamir Kryeziu, përfaqësues i ‘Kryeziu Group’, fabrika e cila merret me prodhimin e rrëmojëseve, tha se kjo kompani ka kapacitet ta mbuloj tregun vendor dhe tashmë ka nisur të eksporton edhe jashtë Kosovës.

“Ne këtë fabrikë e kemi hapur para një muaji. Kemi kapacitet për ta mbuluar tërë tregun vendor dhe tashmë kemi filluar të eksportojmë edhe në Maqedoni. Deri më tani gjithçka është duke ecur mirë”, tha Kryeziu për portalin Telegrafi.

Sipas raportit të Tregtisë së Jashtme, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vendi ynë deri në muajin dhjetor 2017 ka pasur një deficit tregtar të lartë për 8.5 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, ku për periudhë eksporti e mbulon importin me 9.9 për qind.

Share.

About Author