Emoji për flokëkuqët

0
Loading...

Viti 2018 ka ardhur me ndryshime të mëdha në teknologji, përfshirë dhe emojit e preferuar të të gjithë përdoruesve.

Në përditësimin e ri që do bëjnë platformat Apple dhe Android, të cilat kanë shtuar emoji për meshkujt dhe femrat që kanë lindur ose pëlqejnë flokët e kuqe.

Dihet se për to është punuar rreth 1 vit, prandaj është tepër i preferuar për përdoruesit. Kompania “The Unicode Consortium” ka zbuluar se gjatë gjithë vitit do të ketë rreth 157 emoji të reja që do merren nëpërmjet përditësimeve që kanë celularët tip smartphone.

Emoji i kokëkuqëve bëri bujë të madhe pasi u krijua një peticion ku morën pjesë më shumë se 22 mijë njerëz, i cili u quajt: “Kokëkuqët duhet të kenë simbolin e tyre!”

Sipas pamjeve, ky emoji do të vijë në versione të ndryshme për meshkuj e femra, bazuar në llojet e flokëve që kanë.

Share.

About Author