Guardiola “çmend” Mourinhon

0

Duket më shumë se e qartë se Manchester City do të shpallet kampion i Premier Leagues këtë sezon.“Qytetarët” udhëheqin me 16 pikë më shumë se Manchester Unitedin aktualisht, pas fitores së tyre ndaj Leicester dhe pengesës së “djajve të kuq” kundër Newcastle.

Çështja kryesore është të dimë datën, në të cilën do të vendoset përfundimisht çështja e titullit në Premier League. Më 7 prill, derbi i Manchesterit shfaqet në të kuqe në kalendarin e Guardiolës.

Me 23 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje të vetme në 27 ndeshjet, që janë luajtur deri më sot në Angli, “qielli i kaltër” numëron orët për të siguruar edhe matematikisht Premier League.

Ekziston mundësia që gjithçka ta mbyllin më 7 prill, në “Etihad” dhe para rivalit të përjetshëm. Nëse “qytetarët” kalojnë me sukses pesë ndeshjet e radhës kundër Arsenal, Chelsea, Stoke, Everton dhe Brighton, sigurohen pikë të mjaftueshme për ta fituar titullin, nëse munden edhe të besuarit e Mourinhos.

Duke pasur parasysh performancën e liderit të Premier League këtë sezon, nuk duket e largët dita për ta fituar titullin e parë Guardiola në stolin e Manchester City. Kjo, sipas të gjitha gjasave, mund të ndodhë në derbin e Manchesterit. Çka do të shijonte vërtetë shumë për “qytetarët”.

Share.

About Author