Akoma pa u vendos në shtizë, vidhet flamuri shtetëror “Te Rrethi”

0

Flamuri shtetëror i  cili do të duhej që sonte të vendosej “Te Rrethi” është vjedhur.

Ai po qëndronte në veturën e zjarrfikësve derisa të largohej ai kombëtar, por dikush e ka shfrytëzuar rastin për ta vjedhur atë.

Prej orës 14:00, personat e autorizuar po punonin për qepjen e flamurit, i  cili nuk pati rastin të vendoset aty ku ishte nisur.

Për ndërrimin e flamujve po punohet më shumë se një orë pas disa problemeve që ndodhën me energji eletrike, ku intervenuan ekipet e KEDS-it dhe zjarrfikësve. /Indeksonline/

Share.

About Author