DRENAS: Mbahet mbledhja e parë e KKSB-së, për vitin 2018

0

Sot, në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e parë e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), lidhur me zhvillimet në Komunën tonë.
Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga MPB, KFOR, LMT K9, OSCE dhe UNMIK.

Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

1. Prezantimi i anëtarëve të rinjë të KKSB-së;
2. Draft-plani i punës së KKSB-së për vitin 2018;
3. Orari i punës së KKSB-së, për vitin 2018.

Në pikën e parë të rendit të ditës u bë prezantimi i të gjithë anëtarëve të KKSB-së dhe i subjektit të cilin e përfaqësojnë.
Në pikën e dytë, draft-plani i punës së KKSB-së për vitin 2018, u bënë disa propozime nga FSK dhe anëtarët tjerë të KKSB-së, dhe u miratua me ndryshime plani i punës së KKSB-së për vitin 2018.
Në pikën e tretë të rendit të ditës, orari i punës së KKSB-së u miratua pa ndryshime.

Orari i punës së KKSB-së për vitin 2018:

13 shkurt – e martë, ora 13:30
3 prill – e martë, ora 10:00
3 qershor – e martë, ora 10:00
4 shtator – e martë, ora 10:00
2 tetor – e martë, ora 10:00
4 dhjetor – e martë, ora 10:00.

Share.

About Author