LAJMI I FUNDIT: Vendoset flamuri i Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë

0
Loading...

Pas shumë problemeve me energji, dhe punës disa-orëshe, flamuri i Kosovës është vendosur “Te RrethI” në Prishtinë.

Për këtë u desht të vijnë edhe zjarrfiëksit të cilët e bënë largimin e flamurit kombëtar, dhe e vendosën atë të Kosovës.

E gjithë kjo vonesë ndodhi për shkak të problemeve me rrymë.

Sekretari i MAP-it, Arton Berisha tha që ata po e vendosin flamurin e Kosovës me urdhrin e kryeministrit Haradinaj.

Kjo pas një iniciative në rrjetet sociale për vendosjen e flamurit shtetëror të cilës iu bashkangjitën edhe shumë qytetarë.

Haradinaj ka thënë se është festa e pavarësisë dhe si rezultat flamuri shtetëror duhet të valojë. /Lajmi.net/

Share.

About Author