Ramush Haradinaj reagon pas situatës së tensionuar për vendosjen e flamurit të Kosovës

0
Loading...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka parë të udhës që të reagojë edhe një herë për çështjen e vendosjes së flamurit të Kosovës tek “Rrethi” në Prishtinë, pasi urdhëri i tij i dhënë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë për vendosjen e flamurit shtetëror në këtë vend, për ta zëvëndësuar atë kombëtar, nuk është zbatuar pas shfaqjes së disa problemeve teknike.

Haradinaj në reagimin e tij ka thënë se flamuri kombëtar është flamuri i lirisë, ndërsa ai i Kosovës është flamuri i të ardhmes së Kosovës, shkruan Periskopi.

Ndërkohë situata është tensionuar tek “Rrethi” ku disa qytetar kanë tentuar që ta pengojnë vendosjen e flamurit të Kosovës, madje flamuri i paraparë të vendoset aty është vjedhur nga dikush./Periskopi./

Reagimi i plotë i Haradinajt në profilin e tij:

Share.

About Author