Bie blloku B1, disa vende mbesin pa rrymë

0

Sot gjatë tërë ditës ka patur reduktime të energjisë elektrike, madje në disa fshatra me disa orë janë pa rrymë.

Kjo për shkak të mos prodhimit të mjaftueshëm të rrymës.Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it ka konfirmuar për Indeksonline se me kërkesë të KOSTT-t po aplikojnë reduktime, si dhe ka rënie të bllokut B1.

“Po pergjithesisht me kerkese te KOSTTit ne po aplikojme reduktime. Kjo po ndodhe sepse ka devijim nga prodhimi i planifikuar, pra nje njesi e KEK’ut, ajo B1 ka rene dhe per pasoje ne po pranojme 250 MË/h me pak. KEDS/KESCO po ben maksimumin, por ju e dini ëe eshte pergjegjesi e KOSTT’it si rrrgullator i sistemit dhe eventualisht KEK te siguroje energjine e munguar kur ka devijim nga prodhimi i planifikuar” ka thënë Buzhala për Indeksonline.

Share.

About Author