Gashi: Kërkojmë kontroll më të rreptë për kompanitë që bartin udhëtarë në distanca të largëta

0

Gashi përmes një reagimi për media ka kërkuar që të kryhen kontrolle të rrepta, duke iu referuar rastit të fundit ku një autobusë i një kompanie turistike u përfshi nga flakët derisa po barte kosovarë nga Gjermania në Kosovë.

“Me keqardhje dëgjuam lajmin për aksidentin, nga i cili është përfshirë në flakë autobusi i një kompanie turistike që ka bërë transportin e 29 pjesëtarëve të diasporës nga Gjermania për në Kosovë. Nga informatat e para që kemi marrë, ky aksident ka përfunduar pa fatalitete, që është një lajm i mirë. Ekipi im në Ministri është në kontakt dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe do të reagojmë nëse paraqitet nevoja. Kjo nuk është hera e parë që autobusë me bashkatdhetarë janë të involvuar në aksidente ku, si pasojë, rrezikohet jeta e udhëtarëve. Kërkojmë nga institucionet relevante dhe Policia e Kosovës që të jenë më rigorozë gjatë kontrollimit dhe certifikimit të kompanive që posedojnë automjete për bartjen e udhëtarëve në distanca më të largëta. Njëherësh të lënduarve ju urojmë rikuperim të  shpejtë”, ka thënë Gashi.

Share.

About Author