Haradinaj uron Merkel-in: Kosova e përkushtuar t’a thellojë marrëdhënien strategjike me Gjermaninë

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për marrjen e mandatit të saj të katërt me radhë, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka shtuar se Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës euroatlantike të saj, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Urimet e mija të sinqerta për mandatin e katërt me radhë për Zonjën Angela Merkel, si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’a thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman.

RH

Share.

About Author