Duket se kjo thirje e ministrit Bytyqi për përfaqësuesit studentor është nxitur nga njoftimi për protestë gjatë ditës së nesërme nga këta të fundit.
Sipas njoftimit, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.
Njoftimi i plotë i ministrit Bytyqi:FtesëSot në ora 17:00, në MASHT ftohen të gjithë përfaqësuesit e Organizatave Studentore në një takim të përbashkët ku do të diskutojmë për situatën e krijuar në Arsimin e Lartë në Kosovë.
Takimi do të jetë konsultativ për të dëgjuar nga afër shqetësimet e përfaqësuesve të studentëve dhe për informim të drejtë për zhvillimet e fundit.