Përmbyllet “Shtegu i shpresës”, familja Ramadani: Në Koshare krisma e lirisë u bë shpresë për popullin

0
Loading...

Për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor (KTRA) dje dhe sot ka organizuar vrapimin 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë.

Nën moton “Shtegu i Shpresës”, KTRA synon të përkujtojë sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur e të qëndrueshëm.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe familja Ramadani, të cilët përmes një statusi në Facebook dhe disa fotografive të postuara nga vrapimi kanë treguar se “Shtegu i shpresës” është përmbyllur në Koshare.

Ata kanë falenderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit për mbështetjen.

Më poshtë mund të gjeni fotografitë dhe postimin e plotë të familjes Ramadani:

Sot “Shtegu i shpresës” u përmbyll në Koshare. Aty ku krisma e lirisë u b? shpres? për popullësin e ngujuar në gojë të armikut.Ju lumtë organizatorëve,pjesmarrësve dhe të gjithë atyre që i mbështetën!

Share.

About Author