Përmbytet Serbia, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

0
Loading...

Autoritetet serbe shpallën sot gjendjen e jashtëzakonshme nga rreziku i përmbytjeve në disa zona në jug të vendit për shkak të shkrirjes së dëborës nga rritja e temperaturave, që ka sjellë sasi të mëdha uji duke fryrë lumenjtë dhe duke provokuar daljen e tyre nga shtrati.

“Rreziku i përmbytjeve është shumë i madh në zonat e Prokupljes, Zitoradjas dhe Doljevacit, në Serbinë Jugore, jo larg kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën”, thuhet në komunikatën e rastit të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, përcjell Atsh.

Autoritetet u nxitën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për shkak të parashikimeve të motit që, sipas sinoptikanëve, do të sjellë ende shkrirjen e sasive të mëdha të dëborës si edhe vazhdimin e fryrjes së lumenjve.

Share.

About Author