Alves tronditë të gjithë për vdekjen e Astorit: “Shumë fëmijë vdesin çdo ditë”

0
Loading...

Ish-lojtari i Juventusit, Dani Alves, i shpreh ngushëllime familjes së Astorit por thotë se “mijëra fëmijë vdesin çdo ditë, edhe ata janë po kaq të rëndësishëm”.
Bota e futbollit është tronditur pas vdekjes së Astorit të dielën, por pavarësisht se shprehi ngushëllimet e tija, Alves e pranoi se nuk u pikëllua si shokët e tij dhe iu duk absurde që mbrojtësi mori më shumë vëmendje sesa ajo që po ndodh çdo ditë në botë.

“Nuk u prekëm aq sepse nuk e njihnim atë mirë”, tha mbrojtësi gjatë një konference për shtyp të Ligës së Kampionëve, për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid, shkruan Gazeta Express.

“Më vjen keq për familjen e tij. Mendoj se Davide bëri atë që duhej ta bënte në këtë botë kaotike, dhe tani ai është në një vend më të mirë”.
“Megjithatë, në botë, mijëra fëmijë, që nuk marrin një vëmendje të tillë, vdesin çdo ditë, dhe edhe ata janë të rëndësishëm”.
“Të gjithë do të vdesim herët apo vonë sepse është diçka që kalon. Ndoshta jemi të pikëlluar, por sigurisht jo si familja e tij”.

Share.

About Author