Babai i Donjetës që braktisi shtëpinë në Pejë: Nuk e di pse vajza nuk do që të kthehet

0

Donjeta Avdijaj, 18 vjeçare nga qyteti i Pejës, doli nga shtëpia pasditen e së enjtes rreth orës 10:30. Familja Avdijaj nuk kishte ditur asgjë për fatin e saj deri në ditën e diel, kur Donjeta nga ana e një taksisti ishte paraqitur në stacionin e policisë në Prishtinë. Por, ankthi i familjes nga Peja nuk mbaroi me gjetjen e vajzës. Tash 18 vjeçarja po deklaron se nuk dëshiron që të kthehet më në shtëpinë në të cilën ajo ka kaluar gati dy dekada jetë. Express të hënën ka kontaktuar me babanë e së resë nga Peja. Ai shpjegon se nuk i di arsyet se përse vajza nuk po i kthehet më në shtëpi
Donjeta Avdijaj nga Peja (18-vjeçe) është raportuar në polici nga babai i saj si person i zhdukur të premten e javës së kaluar. Ajo u gjet dy ditë më pas në Prishtinë nga një taksist. Për momentin Donjeta gjendet në shtëpinë strehuese që gjendet në Pejë. Ajo nuk po dëshiron që të rikthehet te familja e saj. Thotë se vullnetarisht ka dalë nga shtëpia dhe se më nuk do të kthehet aty.

E në familjan e saj thonë se Donjeta nuk ka pas asnjëherë ndonjë problem me ta, andaj dhe nuk i dinë arsyet se përse vajza e tyre ka dal nga shtëpia javën që shkoi.
Babai i Donjetës, Mujë Avdijaj, thotë se po bëjnë përpjekje për ta kthyer vajzën në shtëpi.

“Çika prej të premtes, u kanë tu shku në shkollë për gjuhën gjermane dhe prej asaj kohe nuk dimë sen për të deri më sot. Nuk i di arsyet se përse vajza po e bënë këtë veprim. Ne nuk kemi pas asnjëherë ndonjë problem me të. Nuk e di sinqerisht se çka ka ndodhë”, tha babai i saj për Express.

Pavarësisht refuzimit të vajzës, babai i 18 vjeçares thotë se familja do të bëjë përpjeke që ta ri sjellë atë në shtëpi. Ndonëse ai thotë se sot gjatë ditës ka shkuar për ta takuar vajzën por ai nuk është lejuar që të takohet me të.

Për këtë rast policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se viktima është paraqitur në stacionin policor në Prishtinë. Ajo është intervistuar në Peje ku me vetë dëshire ka deklaruar se është larguar nga shtëpia e prindërve. E njëjta është dërguar për kontroll mjekësor dhe më pas, me kërkesën e saj është dërguar në shtëpinë e sigurt”, ka thënë Driton Rugova nga zyra e policisë në Pejë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe hetimet po kryhen nga zyrtarët policor të Pejës.

Share.

About Author